Sulmi me dron ukrainas në rafinerinë ruse/ Rritet çmimi i naftës, më i larti në 6 muaj

schedule16:22 - 3 Prill, 2024

schedule 16:22 - 3 Prill, 2024

Çmimi i naftës është rritur pas një sulmi ukrainas me dron në rafinerinë e tretë më të madhe të Rusisë.

Sulmi në objektin Taneco, në provincën e Tatarstanit, duket se ka qenë sulmi më i thellë i Kievit brenda territorit rus që nga pushtimi i Ukrainës më shumë se dy vjet më parë, shkruan Sky News.

Nga sulmi nuk u raportua për dëme të mëdha në vend apo për të lënduar.

Megjithatë, ishte e mjaftueshme për të shkaktuar shqetësim nga investitorët, duke ndihmuar në shtyrjen e kostos së naftës së papërpunuar Brent mbi 89 dollarë për fuçi të mërkurën në mëngjes – niveli i saj më i lartë në gjashtë muaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!