Sulmi me bombë u merr jetën 13 personave në Siri  

schedule20:29 - 2 Nëntor, 2019

schedule 20:29 - 2 Nëntor, 2019

Të paktën 13 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit terrorist me bombë në një treg në rajonin Tel Abyad të Sirisë që ndodhet në kufi me Turqinë.

Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën të paktën 13 civilë, përfshirë edhe fëmijë ndërsa janë plagosur shumë të tjerë, thonë autoritetet.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet në rajonin Akçakale të qytetit Şanlıurfa të Turqisë. Ndërkohë numri i viktimave mund të rritet.

Në rajon kanë mbërritur ushtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) dhe po qëndrojnë për shkak të mundësisë se sulmi mund të jetë kryer nga organizata terroriste YPG/PKK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!