Sulmi me armë ndaj policisë, Kurti viziton në spital efektivin e plagosur

schedule11:00 - 24 Shtator, 2023

schedule 11:00 - 24 Shtator, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin Alban Rashiti, i cili u plagos në orët e para të mëngjesit në veri pas një sulmi me armë nga disa persona në drejtim të patrullës së policisë.

“Operacioni i heqjes së predhës nga kraharori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit”, theksoi Kurti.

Polici pritet të lirohet nga spitali ditën e sotme. Ndërkohë, Kurti njoftoi gjithashtu se në sot do të mblidhet edhe Këshilli i Sigurisë të Republikës së Kosovës. Nga sulmi mbeti i vravë dhe efektivi Afrim Bunjaku./abcnews.al