Sulmi me armë ndaj furgonit në Fierzë, arrestohet autori i dyshuar

schedule10:31 - 30 Korrik, 2018

schedule 10:31 - 30 Korrik, 2018

Personi i dyshuar për sulmin me armë zjarri ndaj një automjeti në Fierzë u arrestua. Ai është Elidon Pepkola, 30 vjeç, nga fshati Rajë i Bajram Currit. Disa ditë më parë, ai qëlloi me automatik në drejtim të furgonit me të cilin po udhëtonte Leke Ndou, 49 vjeç, nga Porava. Për fat nuk pati të lënduar.

Sipas policisë, midis dy personave kohë më parë ka patur një konflikt për motive të dobëta. Atë kohë ka qenë Ndou ai që ka qelluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Pepkolës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!