Eksperti i sigurisë Xhavit Shala ka komentuar incidentin me të shtëna me armë gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar rëndësinë e rishikimit të masave të sigurisë në ngjarje të tilla.
Në një intervistë për emisionin “Newsroom” në ABC News, Shala u shpreh se çdo incident i këtij niveli, sidomos kur përfshin liderë të lartë, konsiderohet tepër serioz dhe kërkon analiza të thelluara.
“Gjithmonë kur ndodhin ngjarje të tilla madhore, kur ka të shtëna me armë në një aktivitet ku merr pjesë lidershipi, është shumë e rëndë. Ndaj duhet të ketë rishikim të protokolleve dhe të veprohet me shumë kujdes. Shërbimet sekrete nuk duhet të besojnë asnjëherë në perfeksion,” tha ai.
Ai vlerësoi gjithashtu reagimin e shërbimeve të sigurisë, duke theksuar se kapja e autorit të dyshuar të gjallë është një arritje e rëndësishme.
“Gjithmonë kur ndodhin ngjarje të tilla madhore, kur ka të shtëna me armë, në një aktivitet ku merr pjesë gjithë lidershipi është e rëndë. Ndaj duhet të ketë rishikim të protokolleve. Po ashtu duhet t veprohet me shumë kujdes. Shërbimet sekrete nuk duhet të besojnë asnjëherë në perfeksion. Këtu u tha se nuk ka lidhje me Iranin, por Irani është përbetuar ka deklaruar hapur që do merremi edhe me jetën e Trump. Pra shërbimet sekrete të tregohen korrekt. Edhe pse ky rast nuk ka të bëjë më këtë situatë. Trump këtë herë u tregua i kujdesshëm, deri tani nuk e ka përdorur kush fjalën atentat. Do të duken më pas dhe hetimet do të tregojnë gjithçka. Por tashmë autori u kap i gjallë dhe kjo është meritë e shërbimeve sekrete dhe mendoj që edhe për shërbimet e sigurisë edhe për shumë udhëheqë botërore do t’i studiojnë këto raste”, shtoi Shala.
/abcnews.al/


