Një ekip i OKB-së është dërguar për të inspektuar sulmin e Rusisë në fshatin lindor të Ukrainës, Hroza, në Kharkiv, sipas një deklaratë të Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Sipas informacioneve të fundit, 55 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit në një kafene dhe dyqan.
“Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, i cili pa vetë ndikimin e tmerrshëm të sulmeve të tilla, është thellësisht i tronditur dhe dënon këto vrasje,” tha zëdhënësja e OHCHR, Elizabeth Throssell.
“Ai ka dërguar një ekip në terren në vend për të folur me të mbijetuarit dhe për të mbledhur më shumë informacione.”
/abcnews.al