Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky premtoi sot reagim të ashpër pas sulmit rus në një ndërtesë apartamentesh në Lviv, në perëndim të Ukrainës, i cili shkaktoi 4 viktima, sipas një raporti të ri të lëshuar nga Ministri i Brendshëm Igor Klimenko.
Pas një “sulmi raketor rus, katër persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën”, tha Klimenko, i cili shtoi se kërkimet po vazhdojnë për të mbijetuar ose viktima në rrënoja.
“Kati i tretë dhe i katërt i dy pjesëve të ndërtesës u shkatërruan. Dëmi është i madh, më shumë se 50 apartamente u shkatërruan. Një ndërtesë zyre u dëmtua, si dhe ndërtesa e shkollës dhe selia e Politeknikut Lviv,” theksoi ai.
Lviv është disa qindra kilometra larg frontit të luftës, por ka qenë objektiv i sulmeve në të kaluarën.
/abcnews.al