Volodymyr Zelensky ka dënuar sulmin në Zaporizhzhia, ku kanë mbetur të vrarë të paktën 30 persona. Gjatë fjalimit, presidenti i Ukrainës e përshkroi sulmin si “çnjerëzor”.
Rusia goditi qytetet ukrainase me raketa dhe drone. Zyrtarët rusë në Zaporizhzhia fajësuan forcat ukrainase por nuk dhanë prova.
Zelensky përdori gjithashtu fjalimin e tij për të denoncuar aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, duke thënë se “kushdo i përfshirë në organizimin ose kryerjen e kësaj farse do të mbahet përgjegjës”.
Vladimir Putin nënshkroi traktatet të premten për aneksimin e 4 rajoneve ukrainase të Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia në Rusi, në kundërshtim me fuqitë perëndimore.
/abcnews.al