Sulmi me 3 të plagosur në Jeruzalem, dy të arrestuar

schedule14:50 - 22 Prill, 2024

schedule 14:50 - 22 Prill, 2024

Policia izraelite ka arrestuar dy të dyshuar pas plagosjes së 3 personave në një sulm me makinë në Jeruzalem të hënën në mëngjes. Policia tha se forcat e tyre kontrolluan zonën pas asaj që ata e përshkruan si një “sulm terrorist” në rrugën Mordechai Tekhelet në orën 8 të mëngjesit.

Pas incidentit, dy personam të cilët policia i quajti terroristë dolën nga makina duke mbajtur armë dhe më pas i hodhën ndërsa u larguan nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Policia tha se ata nuk kishin hapur zjarr para se të largoheshin.

“Pas arrestimit të tyre, të dy u dërguan për tu marrë në pyetje nga komandanti i qarkut të Jeruszalemit.

Marrja në pyetje po kryhet në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë së Izraelit (ISA)”, thuhet në deklaratën e policisë.

Sipas informacioneve, dy prej të plagosurve, një 21 vjeçar dhe një 15 vjeçar janë shtruar në spital.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!