Sulmi me 21 të vrarë në Teksas, Joe Biden premton miratimin e ligjeve të reja për kontrollin e armëve

schedule09:16 - 25 Maj, 2022

schedule 09:16 - 25 Maj, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar pas të shtënave në një shkollë fillore në jug të Teksasit, ku 18-vjeçari Salvador Ramos vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur, duke theksuar se shpreson që kurrë më nuk do t’i duhet t’i drejtohet kombit për ngjarje të tilla, sipas CNBC.

Duke folur për ngjarjen në Teksas, Biden tha se në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur një masakër.

“Nxënës të mrekullueshëm, të klasës së parë, tretë dhe katërt. Dhe sa fëmijë të vegjël tjerë ishin dëshmitarë të asaj se çfarë ka ndodhur, kanë parë shokët e shoqet duke vdekur. Sikur të ishin në fushë betejë për hir të Perëndisë”, shtoi Biden.

Të shtënat masive ndodhën në momentin kur Joe Biden po kthehej nga udhëtimi zyrtar në Azi. Në fund të fjalimit, ai theksoi se është lodhur nga ngjarje të tilla, dhe se shteti duhet të veprojë.

“Si komb duhet të pyesim. Kur do t’i japim fund lobimit të armëve? Kur do të bëjmë atë çfarë dimë të bëjmë”, shtoi presidenti amerikan.

Gjithashtu bëri të ditur se kanë kaluar 3.448 ditë, që kur sulmuesi i armatosur në vitin 2012 kreu masakër në një shkollë të mesme duke vrarë 26 persona – përfshirë 20 nxënës të vitit të parë. Që nga periudhë janë raportuar mbi 900 incidente. Biden shfrytëzoi rastin që t’i bëjë thirrje Kongresit amerikan që të miratojë ligje tjera për armët.

“Nuk mund të parandalojmë çdo tragjedi, por e dimë se masat e kufizuara të armëve veprojnë dhe kanë ndikim pozitiv. Ideja që një 18-vjeçar mund të futet në dyqan dhe të blejë pushkë, është shumë e gabuar”, përfundoi Biden.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!