Sulmi me 17 të vrarë në tregun “Kostiantynivka”, provat e reja heqin përgjegjësinë nga Rusia

schedule12:41 - 19 Shtator, 2023

schedule 12:41 - 19 Shtator, 2023

Detaje të reja kanë dalë në dritë dy javë pas masakrës në tregun Kostiantynivka në Ukrainë, ku të paktën 17 persona humbën jetën dhe 30 mbetën të plagosur.

Një hetim i “New York Times i drejton gishtin e përgjegjësisë nga Kievi.

Ndërsa pas sulmit, presidenti Volodymyr Zelensky nuk ngurroi të akuzonte Kremlinin për këtë akt çnjerëzor, disa detaje ngritën dyshimet se në realitet raketa që ra në zonë nuk ishte ruse, por ukrainase.

Dhe tani një hetim nga The New York Times duket se konfirmon këtë hipotezë, duke ngritur dyshime serioze për përgjegjësinë ruse. Sipas hetimit, në fakt masakra e Kostiantynivka ishte rezultat i një gabimi tragjik nga ana e forcave të armatosura të Ukrainës.

“Para së gjithash”, thekson “ The New York Times”, “raketa erdhi nga veri-perëndimi, pra nga një zonë e kontrolluar jo nga rusët, por nga ukrainasit dhe është vërtetuar se raketat kundërajrore janë lëshuar në atë zonë”.

Së dyti, shtrirja dhe përhapja e dëmit të shkaktuar nga raketa nuk duket të jetë në përputhje me sistemet e armëve të përdorura nga rusët.

Dhe për të mbështetur tezën, gazeta raporton se si fillimisht autoritetet ukrainase u përpoqën të pengonin gazetarët e saj të hynin në zonën e masakrës.

Por në fund të dërguarit arritën të kishin akses dhe të mblidhnin mbetjet e raketës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!