Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, Prokuroria nis hetimet

schedule13:23 - 21 Korrik, 2022

schedule 13:23 - 21 Korrik, 2022

Prokuroria e Tiranës ka nisur kryesisht hetimet në lidhje me sulmin kibernetik nën të cilin ndodhet Shqipëria prej pothuajse një jave.

Sipas të dhënave, janë sekuestruar qindra praktika nga ekspertët e kibernetikës për të bërë të mundur hetimin e këtij agresioni, pasojat e të cilit nuk dihen ende.

Hetimi do të përfshijë një mori aksesesh të faqeve duke u fokusuar edhe tek siguria që është e përcaktuar për ruajtjen e këtij sistemi online.

Po ashtu prokuroria pritet që të sekuestrojë të gjitha gjurmët që janë lënë nga hakerat në disa prej faqeve të bllokuara. Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se hetimet do të përqendrohen në kanalet nga ku kanë ardhur këto sulme dhe po ashtu edhe në një mori komponentësh të tjerë që lidhen me sigurinë.

Kryeministri Rama në një deklaratë për mediet ditën e sotme bëri me dije se kanë dyshime për dy shtete, por nuk kanë ende prova. Sipas tij, në momentin që do të identifikohet agresori nga ana e Shqipërisë do të merren masa diplomatike./Abcnews.al/