Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, eksperti i IT në “Log”: Nëse sistemi nuk do ishte fikur, do kishte pasoja të mëdha

schedule21:34 - 18 Korrik, 2022

schedule 21:34 - 18 Korrik, 2022

Pasojat e sulmit kibernetik që mbylli ndër të tjera edhe faqen e e-albania, mund të kishin qenë shumë më të mëdha nëse sistemi nuk do të ishte fikur.

Kështu ka thënë në emisionin “Log” të gazetarit Endri Xhafo, eksperti i IT Gent Progni. Ai tha se fikja ka sjell gjënë më të mirë dhe në një skenar tjetër, mund të ndodhte që të dhënat mos të ktheheshin më.

“Mbrojtja 100% bëhet nëse heq fishat dhe heq sistemin nga aksesimi i jashtëm. Nuk është sulm i suksesshëm. Është më mirë, e di frustrimin, por fikja ka sjellë gjënë më të mirë që ky sulm nuk ka qenë efektiv. Ransomware është një virus që kopjon dhe fshin të dhënat. Nëse do kishte qenë efikas të gjitha databazat e enkriptuara nuk do të ktheheshin më. Do të thotë investim nga e para. Ka ndodhur disa herë. Edhe në një televizion, dhe janë paguar para që të kthehen të dhënat. Por varet kush po e bën sulmin. Nëse e bën një grup hakerash për përfitim monetar, ndodh që kthehet, nëse bëhen nga shtet armike ndryshon puna”, tha eksperti.

Lidhur me dyshimin e eskpertit të kriminologjisë, Ervin Karamuço, e sulmi mund të ketë ardhur nga Irani për shkak të ngjarjeve të fundit, Progni tha se ka të njëjtat mendime.

Lexo edhe: Karamuço: Dyshoj se sulmi ndaj e-albania erdhi nga ky shtet, janë dy grupe të fuqishme

Ai shtoi gjithashtu se sulmi edhe mund të zbulohet, por theksoi se diçka e tillë është shumë e vështirë.

“Realisht edhe unë e kam hedhur sot si hipotezë për shkak të ngjarjeve. Është sulm shumë i kushtueshëm dhe është menduar afatgjatë. Unë mendoj që mund të jetë lëë gjurmë teknike që edhe mund të zbulohet dhe mund të merret si logjikë nga kush mund të ketë ardhur. Por është shumë e vështirë. Është bashkëpunim i disa shteteve për të parë ng aka ardhur sulmi”, tha Progni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!