Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Selam Hajrizi komentoi për ‘Ballkan Update’ konfliktin në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit, tashmë i bashkangjitur edhe sulmi amerikan.
Hajrizi tha se Izraeli e kishte synim prej kohësh sulmin ndaj Iranit dhe do të vijojë të sulmojë Iranin derisa të arrijë objektivin e tij.
“Me sulmin e Trump, jemi në një zhvillim të rëndësishëm të Lindjes së Mesme pasi Izraeli që një kohë të gjatë e kishte në synim sulmin ndaj Iranit. Izraeli i është frikësuar gjithmonë Iranit dhe regjimit të tij, pasi edhe kushtetuta e Iranit nuk e njeh Izraelin si shtet. Kemi një kryeministër izraelit i cili ka një luftë në Gaza dhe ka shumë civilë të vrarë.
Politika e tij është tejet e kritikuar përsa i takon luftës në Gaza. Ai do t’i rikthehet një lloj popullariteti me konfliktin në Iran. Izraeli do të vijojë të sulmojë Iranin derisa të përplas Iranin në një situatë dhe të mos ketë mundësi. “, tha Hajrizi. / abcnews.al

