Sulmi i SHBA ndaj Iranit/ Mema: Do kemi kundërpërgjigje nga Teherani, programi bërthamor nuk do marrë fund

schedule16:22 - 23 Qershor, 2025

schedule 16:22 - 23 Qershor, 2025

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Medlir Mema thotë se Teherani do t’i kundërpërgjigjet sulmeve nga SHBA.

Në një intervistë për “Faqja 4” në ABC News, Mema u shpreh se edhe pas sulmeve amerikane ndaj centraleve bërthamore, Irani nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor.

“Unë mendoj që në ditët në vijim do kemi sulm të shigjetuar, do kemi kundërpërgjigje nga Irani. Nuk mendoj se Rusia apo Kina do të marrin masa ndaj SHBA. Nuk besoj se SHBA e dinë se çfarë duan në këto momente. Trump e fitoi mandatin e dytë presidencial, duke premtuar mos angazhimin e SHBA në këto lloje luftërash. Trump është më afër thelbit të MAGA, që nuk do të angazhohet. Izraeli ka lujatur kartat në mënyrë që SHBA të marrë masat që ka marrë. Është e vështirë për të kuptuar se çfarë vetë Trump dëshiron. Ajo që unë mund të them me siguri të plotë, ky veprim nuk do të sjellë përfundimin e programit bërthamor. Programi bërthamor i Iranit fillon që në vitin 1974. Ishin Gjermania dhe Franca që ndihmuan për impiantin e parë. Ata e lanë pas dore në 1988. Një armë bërthamore të jep siguri”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!