Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar përsëri për rrezikun që Teherani të ketë armë bërthamore, ndërsa vizitoi vendin e goditjes me raketa iraniane që vrau të paktën katër persona.
“Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë për vrasjen e qëllimshme të qytetarëve tanë, grave dhe fëmijëve. Ne gjithashtu do t’i arrijmë objektivat tona dhe do t’i godasim ata me forcë. Ata do ta ndiejnë fuqinë e krahut tonë”, shtoi ai, shkruan CNN.
Udhëheqësi izraelit u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen udhëzimeve të komandës së frontit të brendshëm kur u jepet urdhër për t’u strehuar brenda, duke thënë: “Kjo do t’ju shpëtojë jetën”.
Vizita e kryeministrit vjen pasi Presidenti izraelit, Isaac Herzog vizitoi vendin e përplasjes për t’u takuar me ekipet e ndihmës së shpejtë dhe banorët./abcnews.al