Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha të hënën se Hezbollahu kreu sulmet në Izraelin verior me mbështetjen e Iranit në mënyrë që të shpërqendronte ushtrinë nga fronti jugor i Gazës.
“Hamasi ka demonstruar brutalitetin e tij ndaj popullit të Izraelit dhe tani po bën të njëjtën gjë me popullin e Gazës”, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari në një apel të ri drejtuar palestinezëve që të largohen sa më parë nga pjesa jugore e Gazës.
Ai paralajmëroi se nëse Hezbollahu “përpiqet të na testojë, përgjigja do të jetë vdekjeprurëse, ne po punojmë në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara.”
Hagari komentoi gjithashtu raportet për një armëpushim në Gazën jugore, duke deklaruar se “nuk ka armëpushim.
“Ne do të përditësojmë publikun nëse diçka ndryshon”, tha ai.
Zëdhënësi i IDF njoftoi gjithashtu se ushtria deri më tani ka njoftuar familjet e 199 pengjeve se të dashurit e tyre mbahen në Rripin e Gazës. Mes pengjeve të marra peng nga terroristët e Hamasit në Gaza pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, ka shumë të moshuar, fëmijë dhe gra.
Hagari tha se ushtria ka disa informacione mbi vendndodhjen e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës.
“Ne po bëjmë përpjekje të guximshme për të kuptuar se ku janë pengjet në Gaza dhe ne kemi një informacion të tillë,” tha ai gjatë një konference për shtyp.
/abcnews.al