Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit/ Frikë për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme pas përfshirjes së Hezbollahut

schedule09:20 - 8 Tetor, 2023

schedule 09:20 - 8 Tetor, 2023

Grupi Hezbollah i Libanit dhe ushtria izraelite shkëmbyen zjarr përgjatë kufirit jugor të Libanit mëngjesin e së dielës, duke shkaktuar frikë për një konflikt më të gjerë rajonal. Hezbollahu mori përgjegjësinë për bombardimin e një pozicioni ushtarak izraelit në një zonë të diskutueshme pranë kufirit me Libanin.

“Vendet e radarëve, Zibdin dhe Ruëaisat Al-Alam, u bombarduan me një numër të madh predhash artilerie dhe raketash të drejtuara”, tha Hezbollah në një deklaratë, raporton Al Jazeera. “Ne shënjestruam tre vende të okupimit izraelit në zonën e pushtuar libaneze të Fermave Shebaa”, thuhet më tej në deklaratë.

Fermat Shebaa është një rrip i hollë territori i diskutueshëm përgjatë kufirit libanez në lartësitë e Golanit, territori sirian që Izraeli e ka pushtuar që nga Lufta Gjashtë-ditore e vitit 1967. Zona ka qenë një pikë e ndezur për konfliktin midis grupit militant Hezbollahut dhe forcave izraelite për dekada të tëra.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se goditën zonat në Libanin jugor si përgjigje, duke përfshirë përdorimin e dronëve, për të shënjestruar pozicionet e Hezbollahut në zonën përreth Fermave Shebaa.

“Artileria izraelite është në proces të goditjes së zonës së Libanit nga e cila u qëllua”, tha ushtria izraelite./abcnews.al