Sulmi i besohet të rinjve, publikohen formacionet e sfidës Genoa-Milan

schedule20:08 - 7 Tetor, 2023

schedule 20:08 - 7 Tetor, 2023

Në orën 20:45, në “Stadio Luigi Ferraris”, vendasit e Genoa presin “kuqezinjtë” e Milan, në sfidën e vlefshme për javën e 8 të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku “djajtë” e tekniku Stefano Pioli nuk do të kërkojnë asgjë me pak se 3 pikët nga kjo sfidë.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve, Alberto Gilardino i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-4-2, ku në portë është vendosur Martinez e para tij në mbrojtjes Vasquez, Dragusin, Bani e De Winter. Në krahët e mesfushës janë Haps e Sabelli, ndërsa në qendër janë pozicionuar Thorsby e Frendrup. Ndërkaq dyshja e sulmit përbëhet nga Ruslan Malinoskvy e Albert Gudmundsson.

Në krahun tjetër, tekniku Stefano Pioli i ka rreshtuar “kuqezinjtë” e tij, me formulën e zakonshme 4-3-3, ku në portë nuk ka sesi të mungojë “gardiani” francez, Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Florenzi e Theo Hernandez, me qendrën që mbulohet nga Tomori e Malick Thiaë. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Musah, Adli e Tijjani Reijnders, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Chukuëeze, Luka Jovic e Noah Okafor. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: