“Sulmi fizik po bëhet agresiv deri në rrezik jete”/ Braçe: Të vish me shishe benzine në çantë do të thotë se e ke mirëmenduar!

schedule11:29 - 17 Tetor, 2024

schedule 11:29 - 17 Tetor, 2024

Deputeti Erion Braçe është shprehur me tona të ashpra për situatën kaotike të krijuar në Kuvend nga deputetë të opozitës.

Braçe ka nënvizuar se sulmi fizik në Kuvend po kthehet në legjitimitet dhe kjo është shumë e rëndë.

“Ka një problem shumë të madh. Dëgjova më herët zëra të arsyeshëm nga opozita që i vlerësoj, por dëgjova edhe zëra që bëhen qesharakë. Thonë që ne jemi shkaku, dhe kjo është qesharake. Problemi në atë anë ka vetëm një emër që e mban Shqipërinë prej 34 vitesh peng. Ky është problemi shumë i madh për Shqipërinë që po e çon në shuarje atë parti andej. Në këtë sallë sulmi fizik po fiton legjitimitet, kjo është gjëja më me ndyrë. E ka kafsha, por nuk mund ta kenë njerëzit. Sulmi fizik po bëhet agresiv deri në rrezik të jetë. Të vish me shishe benzine në çantë do të thotë që e ke menduar mirë që sulmin fizik ta bësh vdekjeprurëse. E ndodhur në një parlament në zemër të Europës është një ngjarje e tmerrshme. Të shkosh para parlamenti Europian nuk e di çdo të bëjnë këta…Për akte të tilla e sulme të tilla fizike duhet të ketë qëndrim sipas ligjeve penale të Republikës së Shqipërisë”, tha Braçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!