Një autokolonë diplomatike amerikane u sulmua në Sudan të hënën, por askush nuk mbeti i lënduar, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
“Ky veprim ishte i pamatur dhe sigurisht i papërgjegjshëm,” u tha ai gazetarëve në Japoni pas bisedimeve të G7.
Sudani është përfshirë prej ditësh nga luftimet vdekjeprurëse midis forcave rivale. Më herët u raportua se ambasadori i BE-së në Sudan, Aidan O’Hara, është sulmuar në shtëpinë e tij në kryeqytetin Khartoum.
Rreth 185 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,800 janë plagosur në tre ditë luftime në Sudan, sipas OKB-së.
Si ushtria ashtu edhe një grup paraushtarak i quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) pretendojnë se kontrollojnë vendet kryesore në Khartoum, ku banorët janë strehuar nga shpërthimet.
/abcnews.al