Sulmet ushtarake në Siri kanë vrarë 800 civilë që nga 2014

schedule13:48 - 30 Nëntor, 2017

schedule 13:48 - 30 Nëntor, 2017

Mbi 800 civilë janë vrarë në tre vitet e fundit në Irak dhe Siri nga sulmet e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja. Konfirmimi vjen nga një raport i koalicionit lëshuar ditën e enjte. Në raport thuhet se sulmet e koalicionit kanë vrarë 801 civilë midis gushtit 2014 dhe tetorit 2017. Ndërsa, Grupi i Monitorimit “Airëars”, thekson se në total numri i civilëve të vrarë nga sulmet ajrore shkon ne rreth 6 mije persona. Që nga fillimi i fushatës bombarduese kundër militantëve të Shtetit Islamik, koalicioni antiterror ka ndërmarrë më shumë se 28 mijë sulme ushtarake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!