Sulmet terroriste dhe paqëndrueshmëria globale, Kroacia rrit sigurinë në vend

schedule15:11 - 18 Tetor, 2023

schedule 15:11 - 18 Tetor, 2023

Kryeministri kroat, Andre Plenkoviç ka bërë me dije se shërbimet kroate të sigurisë kanë rritur gatishmërinë dhe se do të monitorojnë intensivisht situatën në vend. Kjo për shkak edhe të tensioneve të raportuara si pasojë e luftës Izrael-Hamas.

Ai shpjegoi se paqëndrueshmëria globale dhe sulmet e fundit terroriste, kanë treguar se në asnjë moment nuk duhet të anashkalojmë dhe të mendojmë se situata është në kushtet normale.

Plenkoviç nuk la pa përmendur edhe vrasjen e një profesori në Francë dhe sulmin në Bruksel ku mbetën të vrarë dy tifozë suedezë.

“Terrorizmi, ekstremizmi janë arsyeja thelbësore përse të gjitha shërbimet tona të sigurisë duhet të jenë vigjilentë dhe të monitorojnë situatën e sigurisë”, ka thënë ndër të tjera kryeministri kroat./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!