Sulmet Ruse, Ukraina: Kanë humbur jetën 136 fëmijë deri më tani

schedule08:09 - 26 Mars, 2022

schedule 08:09 - 26 Mars, 2022

Nga të dhënat e fundit nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, deri më tani nga sulmet ruse kanë humbur jetën të paktën 136 fëmijë.

Mediat e huaja kanë publikuar postimin e prokurorisë së Ukrainës ku mes të tjerave shtohet se numri i fëmijëve të plagosur ka shkuar në 199.

Zyra shtoi se 64 fëmijë janë vrarë në rajonin e Kievit, ndërsa 50 fëmijë të tjerë kanë vdekur në rajonin e Donetsk./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!