Sulmet ruse në Ukrainë, 34 të plagosur, mes tyre 5 fëmijë

schedule10:09 - 1 Maj, 2023

schedule 10:09 - 1 Maj, 2023

Raketat ruse kanë goditur magazinat me municione në qytetin ukrainas të Pavlohrad, në një përpjekje të dukshme për të ngadalësuar përgatitjet e Kievit për kundërsulmin e tij të shumëpritur që pritet të nisë së shpejti.

Videoja e postuar në mediat sociale tregon zjarrin në vendin e sulmit, i cili erdhi mes lëshimeve të raketave gjatë natës kundër një numri qytetesh ukrainase nga bombarduesit strategjikë rusë.

Pavlohrad u godit dy herë gjatë natës. Midis ndërtesave të dëmtuara ose të shkatërruara ishin një zonë industriale, 19 ndërtesa apartamentesh dhe 25 shtëpi, sipas Mykola Lukashuk, kreu i këshillit të rajonit Dnipro.

Sipas informacioneve të përditësuara, 34 persona  kanë mbetur të plagosur, përfshirë 5 fëmijë.

“Numri i personave të plagosur për shkak të një sulmi me raketa në Pavlohrad është rritur në 34, përfshirë pesë fëmijë, njoftoi kreu i autoritetit rajonal.

“Dy gra janë në gjendje të rëndë,” përfundoi ai.

Të premten, 25 njerëz vdiqën në sulmet me raketa ruse, duke përfshirë 23 në një bllok apartamentesh në qytetin Uman. Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko tha se gjashtë fëmijë ishin në mesin e viktimave.

/abcnews.al