Sulmet ruse në Idlib, humbin jetën shtatë civilë

schedule07:08 - 21 Janar, 2020

schedule 07:08 - 21 Janar, 2020

Shtatë civilë kanë humbur jetën ndërsa pesëmbëdhjetë të tjerë mbetën të plagosur nga bombardimet e avionëve rusë në vendbanimet në pjesën rurale perëndimore të provincës së Halepit, brenda zonës së de-eskalimit në Idlib të Sirisë.

Observatori ajror i opozitës tha se avionët rusë në orët e mëngjesit kanë kryer sulme ajrore në fshatrat Kefer Teal, Kefer Cum dhe Cine.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), tre civilë kanë humbur jetën në Kefer Teal, dy në Kefer Cum dhe dy në Cine ndërsa pesëmbëdhjetë të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë civilët që ikin nga sulmet e forcave të regjimit të përbërë nga ushtria e Assadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani si dhe të Rusisë, vazhdojnë të vendosen në afërsi të kufirit me Turqinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!