Në një sulm brutal dhe të pamëshirshëm raketat dhe dronët Rus goditën mëngjesin e kësaj të enjteje Kievin, kryeqytetin e Ukrainës duke lënë të vrarë të paktën 14 persona, ku mes tyre 3 fëmijë.
Sulmi la të plagosur gjithashtu të paktën 43 persona, ku mes tyre 30 po marrin kujdes të specializuar shëndetësor në spital. Në mesin e personave të plagosur ka edhe fëmijë.
Pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë momentin e shpërthimeve të shkaktuara nga bombardimet Ruse. Ekipet e emergjencave Civile në Kiev ishin në garë me kohën për të nxjerrë sa më shumë të mbijetuar nga rrënojat e ndërtesave të banimit.
Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky shkroi në X se Rusia tregoi edhe një here tjetër se nuk e do paqen. Kreu i Shtetit Ukrainas u shpreh se Vladimir Putin tregoi edhe një here tjetër se ka zgjedhur raketat balistike dhe jo tryezën e negociatave.
Nga ana tjeter Rusia Akuzoi Ukraine kete te entje se forcat e tyre ushtarake kishin herdhur 108 drone drejt territorit te tyre duke shkaktuar deme ne rafineri nafte.
Në sulmin e kësaj të enjtjeje në Kiev rraketat dhe dronët Rusë goditën edhe ndërtesën e Misionit të Bashkimit Europian në kryeqytetin Ukrainas, një akt ky që konsiderohet goditje ndaj zyrtave diplomatike duke shkelur kështu drejtëpërdrejt konventën e Vjenës.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen tha se delegacioni I Brukselit në Kiev ishte I sigurtë dhe se askush nuk ishte lënduar, ndërsa Presidenti I Këshillit Europian Antonio Costa shkroi ne X se Rusia nuk mund ta frikësoj Europën dhe ta ndajë atë nga qëndrimi I bashkuar në mbështetje të Ukrainës.
Sulmi Rus i kësaj të enjteje dëmtoi edhe ndërtesën e Këshillit Britanik. Londra Zyrtare dënoi aktin e rëndë ndërsa njoftoi se zyra e tyre do të rihapet në ditët në vijim pas riparimit të dëmeve të rënda që pësoi ndërtesa.
/ abcnews.al /

