Kiev ka qenë në shënjestër të bombardimeve ruse. Sipas mediave të huaja kanë lëshuar 15 raketa kalibr dhe 18 dronë kamikaze Shahed në drejtim të Kiev, megjithatë shtabi i përgjithshëm i ushtarëve ukrainase njoftoi se sistemi mbrojtjes ajrore arriti ti rrezojë të gjitha.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës është bërë gjithnjë e më efektive në përgjimin dhe rrëzimin e dronëve dhe raketave ruse, por mbetjet e raketave që shkatërrohen në qiell, mund të shkaktojnë zjarre dhe të lëndojnë njerëzit.
Një ditë më parë tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga bombardimet e lëshuara nga forcat ruse në Kiev.
Sistemi i mbrojtjes arriti ti rrezojë mirëpo mbetjet ranë pranë një strehimoreje të sulmeve ajrore, ndërsa një vajzë nëntë vjeçare, nëna e saj dhe një grua tjetër po përpiqeshin të kërkonin strehim, duke rezultuar në vdekjen e tyre.
Nga ana tjetër, Moska pretendon se dy fshatra në rajonin perëndimor të Rusisë, Bryansk, janë sulmuar nga forcat ukrainase, por sipas saj askush nuk u lëndua.
Të dyja palët janë të angazhuara në taktika që synojnë dobësimin e aftësive ushtarake, teksa pritet që një kundërofensive ukrainase kundër pushtimit 15-mujor të Rusisë, në një të ardhme të afërt.
/abcnews.al

