Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sulmet nga Rusia, Blinken mbërrin në kufi të Ukrainës për të diskutuar për sigurinë e refugjatëve

schedule12:47 - 5 Mars, 2022

schedule 12:47 - 5 Mars, 2022

Blinken ka mbërritur në Rzeszow, një qytet juglindor afër kufirit me Ukrainën, i cili është bërë streha për mijëra ukrainas që janë larguar për t’i shpëtuar agresionit rus, shkruan The Guardian

Antony Blinken do të takohet me zyrtarë polakë, përfshirë ministrin e jashtëm të NATO-s dhe Bashkimit Europian, Zbigniew Rau. Më shumë se 1 milion persona janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, kryesisht në Poloni, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Pjesa më e madhe e ndihmës ushtarake e ofruar nga anëtarët e NATO-s për forcat qeveritare të Ukrainës po kalon përmes Polonisë. NATO ka refuzuar kërkesat e Ukrainës për të zbatuar një zonë të ndalim-fluturimit në vend.



Blinken tha të premten se NATO, të cilën ai e quajti një aleancë mbrojtëse, po kërkonte të parandalonte përhapjen e luftës përtej Ukrainës.

Ne nuk kërkojmë asnjë konflikt, por nëse konflikti vjen tek ne, ne do të jemi gati dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s,” përfundoi Blinken.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!