Sulmet në Ukrainë/ Shkon në 16 numri i të vdekurve, mes tyre nëna dhe foshnja 2-vjeç

schedule12:46 - 28 Prill, 2023

schedule 12:46 - 28 Prill, 2023

Numri i të vdekurve nga sulmet ruse në të gjithë Ukrainën të premten në mëngjes ka shkuar në 16 pasi dy trupa të tjerë u gjetën në Uman, me totalin e të vrarëve në qytet tani në 14.

Dy viktima të tjera, nënë e bijë u raportuan në qytetin e Dnipro. Raketat u lëshuan në qytetet e Ukrainës në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Në Dnipro, një grua 31-vjeçare dhe fëmija i saj 2-vjeç vdiqën, sipas Zyrës së Prokurorit Rajonal të Dnipropetrovsk në një postim në Telegram. Dy fëmijë 10-vjeçarë janë midis të vdekurve në Uman, tha Ihor Taburets, kreu i rajonit Cherkasy.

Raketat dhe dronët u rrëzuan gjithashtu mbi kryeqytetin Kiev, në atë që autoritetet e quajtën sulmi i parë raketor në kryeqytetin ukrainas në 51 ditë.

Mbetjet e një raketë goditën një ndërtesë banimi shumëkatëshe dhe plagosën 2 persona persona, duke përfshirë një vajzë 13-vjeçare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!