Belgjika do t’i kërkojë Ukrainës sqarime mbi raportet se pushkët e prodhuara në Belgjikë janë përdorur nga forcat pro-ukrainase brenda kufirit perëndimor të Rusisë, tha të hënën kryeministri belg Alexander De Croo.
“Ministria jonë e mbrojtjes dhe agjencitë e saj të inteligjencës kanë nisur një hetim dhe po kërkojnë informacion për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur saktësisht”, tha De Croo në Radio 1 të Belgjikës.
“Armët europiane i dorëzohen Ukrainës me kusht që ato të përdoren në territorin ukrainas me qëllim të mbrojtjes së atij territori. Dhe ne kemi kontrolle të rrepta për të parë se ky është rasti, “tha ai.
De Croo nuk pranoi të komentojë mbi pasojat e mundshme nëse raportet konfirmohen.
Washington Post të shtunën raportoi se luftëtarët anti-Kremlin që nisën një sulm ndërkufitar nga Ukraina në rajonin rus Belgorod muajin e kaluar përdorën automjete taktike të dhëna fillimisht Ukrainës nga SHBA dhe Polonia dhe pushkë të prodhuara në Belgjikë dhe Republikën Çeke.
/abcnews.al