Dy prindër kanë vdekur në sulmin në Izrael pasi dolën para plumbave të militantëve të Hamasit, për të shpëtuar djalin e tyre. Troen, një studiues izraelit në Universitetin Waltham, Massachusetts, thotë se vajza dhe dhëndri i tij janë mes të vdekurve.
Vajza e tij, Debbie Shahar Troen Mathias, dhe bashkëshorti i saj, Shlomi Mathias, po fshiheshin ndërsa luftëtarët e Hamasit hynin nëpër shtëpi për të vrarë njerëz.
“Terroristët hynë në shtëpinë e tyre dhe filluan t’i qëllonin. Debbie dhe Shlomi ishin brenda një dhome të sigurt me djalin e tyre, Rotem Mathias, 16 vjeç, kur militantët hynë brenda.
Ata dolën para plumbave për të shpëtuar djalin e tyre. Ata u përpoqën që të gjithë plumbat të binin mbi ta, në mënyrë që t’i shpëtonin jetën të birit, edhe pse një plumb qëlloi të riun në bark, ai shpëtoi,” tha Troen.
/abcnews.al