Sulmet në Izrael/ Çupi: Turqia si negociator, faktor pozitiv. Milo: Raportet Turqi-Shqipëri nuk do të thyhen

schedule20:42 - 10 Tetor, 2023

schedule 20:42 - 10 Tetor, 2023

Në emisionin “Real Story” në ABCNews analisti Frrok Çupi u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë lidhur me luftën në Izrael nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me Turqinë.

Çupi  e sheh si një faktor pozitiv faktin që Turqia merr përsipër përgjegjësinë për të qenë përkrah Palestinës.

“Fakti që Turqia e merr përsipër këtë përgjegjësi për të qenë në krah të Palestinës, apo çështjeve myslimane në atë zonë është një faktor shumë pozitiv për botën e civilizuar. Është faktor pozitiv për arsye sepse Turqia është një vend i zhvilluar me një rend stabël. Rendi Kushtetues në Turqi është mjaft i fortë. Në këto rrethana është koha kur Perëndimi e ka si negociator si bashkëpunëtor në këtë zonë. Luftërat kanë treguar se duke shkuar drejt kulmit qartësohen pozitat, faktorët, aleatët dhe rreziqet. Në ditët e ardhshme nuk besoj që Turqia të zemërohet dhe të hakmerret ndaj Shqipërisë apo vendeve aleate. Në Ballkan dhe në Mesdhe Turqia nuk mund ti humbasë raportet e mira.

Nga ana e tij historiani Paskal Milo theksoi se çështja e Palestinës nuk mund të shkaktojë një krizë të raporteve miqësore dhe partneritetit strategjik me Shqipërinë.

“Nuk është çështje që mund të thyejë raportet miqësore dhe partneritetin strategjik me Shqipërinë. Ka edhe një mirëkuptim për rolin që mund të luajë për interesa që janë shumë më të mëdha se sa interesa të një vendi të caktuar”, tha Milo./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!