Sulmet në Nice, analisti nga Franca: S’ka Islam radikal, këta janë të pafe

schedule17:50 - 29 Tetor, 2020

schedule 17:50 - 29 Tetor, 2020

Në një intervistë me gazetarin Endri Xhafo në Abc News, analisti Genc Burimi foli për situatë në Francë, e cila ra sërish sot pre e sulmeve terroriste.

Burimi theksoi mes të tjerash se kjo nuk është luftë kundër islamit, por luftë kundër islamit radikal. Sipas tij veprimet e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan janë të turpshme.

Nuk është kundër Islamit, por është luftë kudër islamit radikal. Ajo që bëri Erdogan ishte e turpshme. Ai thotë që duhet të kurohet Erdogan, por është Erdogan i sëmurë mendor. Është ai me gjuhën e tij që ja ku të çon. Nuk është Francë vend anti-fetar. Por është Erdogan që ka impakt”, tha ai.

I pyetur për vendimin e mbylljes së disa xhamive në Francë, pas vrasjes së mësuesit pak ditë më parë, analisti u shpreh se duhet të ishte bërë më parë.

“Duhet të ishte bërë me kohë. Në mes te ditës të thuash ti përpiquni që në Francë të vihet perçe, fëmijët të ndahen në pishina. Kjo nuk mund të lejohet. Ky lloj radikalizmi nuk ka fund sepse nuk është vetëm fetar, por edhe politik”, tha ai.

Më tej, Burimi shtoi se Islami nuk ka qenë radikal, por fe paqësore, ndërsa thekson se ndikon edhe politika.

“Islami nuk ka qenë kaq radikal. Islami ka qenë fe paqësore. Shqipëria ka qenë shumë e qetë. U bë radikal më vonë dhe me këta të rinj që janë shumë më të radikalizuar se prindërit e tyre myslimanë. Këta nuk kanë fe, janë të pafe, janë terroristë”, tha ai. g.v/abcnews.al