Sulmet në Detin e Kuq, SHBA sanksionon liderët e rangut të lartë të Houthi

schedule16:45 - 25 Janar, 2024

schedule 16:45 - 25 Janar, 2024

SHBA sanksionoi disa liderë të rangut të lartë të Houthi që dyshohet se qëndronin pas sulmeve të milicisë rebele ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

“Sulmet e vazhdueshme terroriste të Houthi-ve ndaj anijeve tregtare dhe ekuipazheve të tyre civile që kalojnë ligjërisht transit në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit kërcënojnë të prishin zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit dhe lirinë e lundrimit, e cila është kritike për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin global”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson në një deklaratë.

Individët e sanksionuar përfshijnë Mohamed al-Atifi, i ashtuquajturi “ministri i mbrojtjes” i grupit, si dhe udhëheqës të forcave detare Houthi.

Reebelët Houthi,  të mbështetur nga Irani thonë se sulmet në Detin e Kuq janë hakmarrje ndaj Izraelit për fushatën e tij ushtarake në Gaza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!