Sulmet në Bejrut/ Presidenti libanez thirrje SHBA dhe Francës që të detyrojnë Izraelin të ndalojë sulmet

schedule23:54 - 27 Prill, 2025

schedule 23:54 - 27 Prill, 2025

Presidenti libanez Joseph Aoun u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës, garantuesit e marrëveshjes së armëpushimit, që të “detyrojnë” Izraelin të ndalojë sulmet.

Kjo thirrje vjen pas sulmit të sotëm ajror në jug të Bejrutit.

Joseph Aoun në reagimin e tij dënoi sulmin izraelit, ndërsa u shpreh se SHBA dhe Franca, si garantues të marrëveshjes së armëpushimit, duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe ta detyrojnë Izraelin të ndalojë menjëherë sulmet e tij.

“Veprimet e vazhdueshme të Izraelit për të minuar stabilitetin do të përkeqësojnë tensionet dhe do ta vënë rajonin në rrezik real, duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e tij ”, tha presidenti libanez.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!