Sulmet ndaj rebelëve Houthi, Cameron: Nuk kishim zgjidhje tjetër

schedule08:49 - 14 Janar, 2024

schedule 08:49 - 14 Janar, 2024

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar vijuan edhe ditën e djeshme me sulmet ndaj objektivave të rebelëve Houthi në Jemen. Sekretari i jashtëm britanik, Cameron thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte “zgjidhje” tjetër përveçse të ndërmerrte veprime ushtarake kundër Houthis.

Në një koment në Telegraf, Cameron i përshkroi sulmet si “proporcionale dhe të ligjshme”, raporton SkyNews.

Cameron tha se Mbretëria e Bashkuar kishte paralajmëruar disa herë rebelët Houthi përpara se t’i bashkohej sulmeve të udhëhequra nga SHBA gjatë kësaj javë, ndërsa paralajmëroi se çmimet do të rriteshin në Mbretërinë e Bashkuar nëse Houthi do bllokonin rrugë të rëndësishme tregtare.

“Nëse Houthi-t nuk lejojnë kalimin e anijeve, zinxhiri jetik i furnizimit kërcënohet dhe çmimet do të rriten në Britani dhe në mbarë globin. Ne do të punojmë me aleatët. Dhe, më e rëndësishmja, ne do të jemi të përgatitur të mbështesim fjalët me veprime”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!