VIDEO/ Sulmet ndaj gjyqësorit, Xhafaj kritika Ramës: KLGJ dhe KLP të flasin më shumë

schedule14:44 - 6 Shkurt, 2020

schedule 14:44 - 6 Shkurt, 2020

Sulmet kryeministrore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë kaluar “Vettingun” janë kritikuar nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Personi që udhëhoqi reformën në drejtësi, thotë se tashmë politika duhet të flasë dhe se organet e reja të drejtësisë, duhet të punojnë më shumë.

“Sjelljen, qasjen të 20, 30 apo 50 gjyqtarëve nuk mund t’ja veshim sistemin as dje dhe aq më tepër sot, sepse kjo nuk është pozitive, politikanët duhet të tregohen të kujdesshëm”, tha Xhafa.

Por deputeti socialist nuk është as i kënaqur me protagonizmin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

“Jam shumë i keqardhur. Shikoj një debat të fortë publik, pavarësisht se në krye të debatit është vetë kryeministri, është një debat që është pjesë e të gjithë shoqërisë civile”, u shpreh ai.

Fatmir Xhafaj tha se nuk duhet të ndërhyhet kaq shpesh në ligjet e reformës në drejtësi, dhe se duhet bërë një analizë e zbatimit të saj, dhe ndërhyrjet ligjore të jenë të plota e të koordinuara, mendim të cilin e ndau edhe socialisti tjetër Bashkim Fino./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!