Juventusi është skuadra që ka dominuar futbollin italian në dekadën e fundit. Bardhezinjtë kanë fituar tetë titujt e fundit kampion dhe do tentojnë të arrijnë shifrën dhjetë radhazi, por më shumë gola se të gjithë ka shënuar Napoli.
Ekipi që drejtohet nga Gennaro Gattuso ia ka dalë të shkojë plot 721 herë te goli në dekadën e fundit. Në vend të dytë vjen “Zonja e Vjetër” me 712 gola, ndjekur nga verdhekuqtë e Romës me 687 gola.
Pesëshja e parë plotësohet nga Lazio dhe Inter. Bardhekaltrit numërojnë 625 gola, ndërsa zikaltrit nga Milano kanë shënuar dy gola më pak. Mungesa e madhe është Milani. Kuqezinjtë fituan titullin kampion në vitin 2010-2011 dhe më pas krizë totale. /abcnews.al
? Il miglior attacco del decennio
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/CFjMOEcN16— Official SSC Napoli (@sscnapoli) December 28, 2019

