Sulmet me dronë në Ukrainë, Klitschko: 2 persona ende nën rrënoja

schedule09:58 - 17 Tetor, 2022

schedule 09:58 - 17 Tetor, 2022

Dy persona kanë mbetur nën rrënoja pas një sulmi me dron në Kiev këtë mëngjes, ndërsa 18 persona janë shpëtuar, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko, shkruan skynews.

Lexo edhe: FOTO/ Tym i zi në ajër e godina të shkatërruara, Kievi sot u zgjua nga bombardimet e Rusisë

Një ndërtesë është dëmtuar, si rezultat i një sulmi me dron kamikaze në lagjen Shevchenkivskyi të kryeqytetit.  Aktualisht nga godina janë shpëtuar 18 persona.

Sipas informacioneve paraprake dy banorë mbeten nën rrënoja. Ndërkohë që vazhdojnë operacionet e shpëtimit.

Ende nuk ka informacione për viktima,” tha Klitschko.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!