Forcat e armatosura ruse nuk synojnë civilët kur godasin objektiva në Ukrainë, theksoi sot Kremlini, kur u pyet në lidhje me sulmet ruse që Kievi njoftoi se kishin ndodhur në kryeqytetin ukrainas dhe Kharkiv.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se Rusia nisi sulme me raketa në objektet e prodhimit ushtarak ukrainas dhe goditi me sukses të gjitha objektivat.
A man was rescued from the rubble in Kharkiv. He says that his wife and child remain under the ruins, the mayor
Terrible footage.#RussiaisATerroistState pic.twitter.com/XbvPqFHUon
— Jürgen Nauditt ???? (@jurgen_nauditt) January 23, 2024
Sulmet u kryen me raketa të lëshuara nga ajri dhe nga toka kundër ndërmarrjeve që prodhojnë raketa, eksplozivë dhe municione, tha në një deklaratë Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Zyrtarët ukrainas thanë më herët sot se Rusia kreu një sulm ajror masiv në qytete, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur më shumë se 70.
I pyetur nëse sulmet ishin përgjigja e Moskës ndaj asaj që Rusia tha se ishte një sulm me artileri ukrainase në Donetks në Ukrainën lindore të dielën që vrau 27 njerëz, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve.
“Ne po vazhdojmë operacionin tonë special ushtarak dhe forcat tona të armatosura nuk sulmojnë objektet sociale apo zonat e banuara dhe nuk lëndojnë civilët, ndryshe nga regjimi i Kievit.
Kjo është ajo që i dallon thelbësisht forcat tona të armatosura nga forcat e armatosura të Kievit”, përfundoi ai.
/abcnews.al