Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet kundër rebelëve Houthis, SHBA: Nuk po kërkojmë konflikt me Iranin

schedule18:41 - 12 Janar, 2024

schedule 18:41 - 12 Janar, 2024

Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë konflikt me Iranin, pavarësisht sulmeve në Jemen kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Teherani, tha të premten Shtëpia e Bardhë.

“Ne nuk dëshirojmë konflikt me Iranin. Nuk dëshirojmë të përshkallëzojmë situatën dhe nuk ka asnjë arsye për përshkallëzim përtej asaj që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit. Ne e dimë që Irani mbështet [rebelët] Huthi. Ne e dimë se ata po i furnizojnë me raketa dhe dronë dhe armët e njëjta po përdoren për të sulmuar anijet. Ne e kemi bërë shumë të qartë se Irani duhet të ndalë këtë mbështetje”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Rebelët Houthis thanë të premten se interesat amerikane dhe britanika janë “objektiva legjitime” pas sulmeve ajrore dhe detare të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë ndaj rebelëve në Jemen një ditë më parë. Presidenti amerikan, Joe Biden theksoi se sulmet ndaj rebelëve jemenas synonin që t’i jepnin fund aftësisë së tyre për të sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq.

Por, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi rebelët kundër përgjigjes. “Dua të përsëris fjalinë e fundit të deklaratës që presidenti dha natën e kaluar, që është se ai rezervon të drejtën, dhe nuk do të hezitojë, që në të ardhmen të ndërmarrë veprime të mëtejme”, tha Kirby.

Rebelët thonë se sulmet ndaj anijeve që kalojnë përmes Detit të Kuq janë në mbështetje të popullit palestinez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!