Italia refuzoi të merrte pjesë në sulmet SHBA- Mbretëri e Bashkuar gjatë natës kundër objektivave Houthi në Jemen, sipas një burimi qeveritar.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonamiteti shpjegoi se Roma preferoi të ndiqte një politikë “paqeje” në Detin e Kuq.
Sipas burimit, qeveria do të kishte nevojë për mbështetjen parlamentare për të marrë pjesë në çdo veprim ushtarak, duke e bërë të pamundur miratimin e shpejtë. Holanda, Australia, Kanadaja dhe Bahreini ofruan mbështetje logjistike dhe inteligjente për sulmet, sipas zyrtarëve amerikanë.
/abcnews.al