Sulmet kibernetike/SHBA fajëson Korene e Veriut

schedule10:43 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 10:43 - 19 Dhjetor, 2017

Zyrtarë të Sigurisë Amerikane kanë ngarkuar regjimin e Penianit me përgjegjësi për sulmet kibernetike që prekën gjithë botën gjatë këtij viti. Edhe qeveria britanike kishte lëshuar akuza të njëjta për Korenë e Veriut në nëntor të këtij viti.

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se Korea e Veriut është përgjegjëse direkte për sulmet kibernetike në mbarë botën. Viruset kanë prekur spitalet, bizneset dhe bankat gjatë këtij viti.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë theksojnë se sulmi ka goditur më shumë se 300 mijë kompjutera në 150 shtete, duke shkaktuar miliarda dollarë dëme.

Ndihmësi i Trump për sigurinë e brendshme, i ka ngritur akuzat në gazetën e “Uoll Stritit”. Kjo është hera e parë që SHBA, akuzon një shtet drejtëpërdrejtë për sulme të tilla. Zyrtari shpjegon se akuzat për Korenë e Veriut janë të bazuara në prova dhe fakte.

Për të njëjtat sulme kibernetike, edhe Qeveria Britanike akuzoi në nëntor Korenë e Veriut, duke e bërë fajtor për këto veprime. Në muajin maj te ketij viti, kompjuterat në të gjithë botën u goditën nga sulmet kibernetike, që i kërkonin përdoruesve pagesë për t’u rikthyer të dhënat. Agjensia policore e Bashkimit Europian, Europol, e cilësoi sulmin në atë kohë të paprecedentë.

Zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë, bënë me dije se shërbimet e sigurisë kibernetike do të ushtrojnë presion mbi regjimin e Penianit që të mos kryejë më të tilla sulme. “Ne duhet ta bëjmë internetin të sigurtë, dhe do të mbajmë në kontroll ata që na kërcënojnë, pavarësisht nëse veprojnë vetëm, në organizata kriminale ose shtete armiqësore – deklaroi zyrtari amerikan i sigurisë kibernetike.

Shtëpia e Bardhë pritet të dalë me një deklaratë zyrtare për të akuzuar drejtëpërdrejtë Penianin për sulmet kibernetike në mbarë botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!