Sulmet kibernetike, gazetari në “Abc Live”: Në Kosovë janë prekur edhe mediat, kemi marrë mesazhe anonime

schedule11:36 - 15 Shtator, 2022

schedule 11:36 - 15 Shtator, 2022

Gazetari Besnik Velija ka qenë në një lidhje “Skype” në Abc Live, ku ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje të tjera që kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit.

Velija tha se Kosova synon që marrëveshja të përmbyllet me njohjen reciproke, gjë që do të jetë shumë e vështirë, pasi Serbia nuk e pranon diçka të tillë.

“Këshilltarët e Macron dhe Scholz kanë qenë në Prishtinë, por nuk ka pasur detaje nga bisedat me Kurtin. Sipas fjalëve të Vuçiç, këshilltarët kanë prezantuar një kornizë të re të bisedimeve në Bruksel. Është deklaratë që nuk është konfirmuar. Megjithatë unë kam kontaktuar me zyrën e qeverisë së Gjermanisë dhe më kanë thënë se për çështje të mëdha është e nevosjhme të merren vendime të prera dhe që duhet të gjendet një zgjidhje sa më shpejt.

Kosova është duke insituar që në mbylljen e marrëveshjes të jetë edhe njohja reciproke, diçka e paparanuehsme për Serbinë. Vuçiç ka thënë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

Ka pasur fjalë që është rikthyer në diskutim ideja e dy Gjrmanive. Pra që marrëveshja reciproke nuk do jetë e përfshirë në marrëveshjen finale. Por insistimi i qeverisë Kurti është që njohja recirpoke të jetë në qendër të marrëveshjes. Kryeministri Kurti nuk ka dhënë ndonjë informacion sa i përket kësaj çështjeje. Kërkohet që Kosova të largohet nga fokusi për njohjen reciproke”, tha Velija.

Gazetari u ndal edhe te takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut Albin kurta dhe tha se fokus mund të ketë qenë çështja e energjisë. Megjithatë ai shtoi se nuk e beson që Kurti të ketë lënë konferencën gjysmë për të ardhur në Tiranë për të tillë diskutim.

“Kurti ka qenë në një konferencë për media dhe për një moment është dashur ta ndërpresë sepse tha që do të ketë një takim urgjent, por nuk dha detaje, pastaj u pa që kishte arritur në Tiranë. Është thënë që kanë diskutuar për çështjen e energjisë, shkëmbimet tregtare, por mund të kenë diskutuar edhe për dialogun. Ndoshta Kurti ka shkuar në një konsultë me kryeministrin Rama.

Kurti nuk ka zbuluar detaje nga biseda, veç asaj që u tha për bashkëpunimin mes dy shteteve. Nuk besoj që Kurti të linte konferencën për tu nisur në Tiranë”, tha Velija.

Sulmet kibernetike kanë qenë gjithashtu një çështje shqetësuese që ka prekur si Shqipërinë, ashtu edhe Kosovën.

Velija tha se në Kosovë janë sulmuar disa faqe qeveritare dhe media dhe arsyeja pas sulmit mund të jetë debate në lidhje me mbajtjen e shamisë në shkolla.

“Për dallim me Shqipërinë sulmet kiberentike në Kosovë i ka konfirmuar edhe qeveria e Kosovës, megjithatë është arritur të menaxhohet, ka pasur sulme kibernetike edhe ndaj mediave. Ndaj gazetës Express ka pasur disa ditë sulme. Ne kemi marrë disa emaile anonime, ku është thënë se këto sulme do të vazhdojnë. Kanë të bëjnë edhe me debatin që po zhvillohet për mbajtjen e shamisë.

Në Kosovë ende nuk kemi kaluar në digjitalizimin e plotë. Nuk ka shkuar sulmi kibernetik aq thellë sa të preket sistemi i kontrollit kufitar. Për e-Kosova nuk ka pasur rrezik, vetëm janë sulmuar disa faqe të qeverisë.

Unë mendoj që sulmi që Ka ndodhur ndaj Shqipërisë dallon me motivet pse ka ndodhur në Kosovë. Në Kosovë ka ndodhur më shumë për vëmendje. Mendoj që sulmi ndaj Shqipërisë ka qenë më i thellë dhe në një shkallë më të gjerë. Nuk është vënë gishti në ndonjë shtet të caktuar. Janë veç emailet anonime që sulmojnë edhe mediat për punën e shamisë.

Në emailin e Express kanë ardhur këto emaile 3 ditë rresht. Është thënë se do vazhdojnë sulmet për raportimet që bëni për çështjen e shamisë”, tha ai. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!