Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet kiberentike, Balluku falenderon Salianjin për ofertën e bashkëpunimit

schedule12:18 - 22 Shtator, 2022

schedule 12:18 - 22 Shtator, 2022

Zv. kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vlerësoi ofertën e deputetit demokrat, Ervin Salinaji, i cili u shpreh i hapur që opozita për të bashkëpunojë me maxhorancën në lidhje me menaxhimin e sulmeve kibernetike iraniane ndaj vendit tonë.

Në fjalimin e saj në parlament Balluku tha se vendi ynë po përballet me një sulm kibernetik të paprecedentë dhe të sponsorizuar.

“Vlerësoj ofertën e Salinjit për bashkëpunim, pasi kur ndodh një sulm i këtyre përmasave që nuk ka asnjë krahasim me sulme normale. Ka qenë sulm i sponsorizuar.
Po përballemi me diçka të paprecedente. Salianji të falendroj për ofertën e bashkëpunimit. Ne këtë e vlerësojmë si qeveri dhe maxhorancë. Qëllimi i sulmit kiberentik ishte fshirja e të dhënave”, tha Balluku në Kuvend.

Portali shtetëror e-Albania ra  në shënjestrën e sulmeve kibernetike në mes të korrikut të këtij viti  dhe nuk funksionoi për disa ditë. Qeveria shqiptare e njoftoi publikun se bëhej fjalë për një sulm kibernetik të sofistikuar dhe të sinkronizuar nga jashtë.

Njoftimin se prapa sulmit kibernetik qëndronte Qeveria iraniane e bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fillim të shtatorit. Më pas, të dy vendet i shkëputën marrëdhëniet diplomatike.
Diplomatët iranianë u larguan nga Ambasada në Tiranë, më 8 shtator, ndërkaq paraprakisht dogjën letrat dhe dokumentacionin në ambientet e Ambasadës.

/abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!