Ministria e shëndetësisë e Libanit ka deklaruar se 100 persona janë vrarë në sulmet në fshatra dhe qytete në jug të Libanit, si pasojë e sulmeve që kanë filluar që nga mëngjesi i sotëm.
Në një deklaratë nga Qendra e Operacioneve Emergjente të Shëndetit Publik, ministria tha se më shumë se 400 janë plagosur, duke përfshirë “fëmijë, gra dhe ndihmës-mjekë.”
Tensionet u përshkallëzuan gjatë javës së shkuar me shpërthimin e mijërave pajisjeve të komunikimit në Liban që shkaktuan të paktën 37 viktima dhe plagosën 3 mijë të tjerë.
Gjithashtu Izraeli, sulmoi Bejrutin duke vrarë disa prej komandantëve më të lartë të grupit militant libanez.
/abcnews.al