Sulmet iraniane, Hoxha: Hakerat kanë goditur serverin e Bankës së Shqipërisë, kanë të dhëna mbi kreditë

schedule13:17 - 11 Tetor, 2022

schedule 13:17 - 11 Tetor, 2022

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka komentuar në emisionin Abc me gazetare Sibora Bitrin, hakerimin e sistemit të policisë “Deep Sea” dhe sulmet kibernetike iraniane që kanë goditur vendin tonë që prej korrikut.

Ai tha se persona të botës së krimit pyesin çdo ditë për të dhënat e dala dhe se hakerat iranianë kanë marrë çdo server shqiptar për 14 muaj dhe se i kanë boshatisur ato të dhëna nga serverat. 

Ndër te tjera Hoxha thotë se hakerat iranianë  kane goditur serverin e BSH-së duke marrë akses te kreditë. Nuk ka të dhëna se ka rrjedhje informacioni nga bankat e nivelit të dytë.

Jemi ndodhur të pambrojtur krahas këtij sulmi. Ata kanë dëshmuar se janë future thellë në themelet e sistemeve tona, kanë punuar për 14 muaj për sulmin ndaj nesh. Lufta mes Iranit dhe Muxhahedienëve, viktima jemi ne.

Shqipëria është gjetur e pambrojtur, askush nuk na thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Na kanë marrë çdo server për 14 muaj, jo vetëm që kanë hyrë por i kanë boshatisur ato të dhëna.

Na kanë marrë hipotekat, aluzinin, dhe serverin e sistemit bankar. Ata po sulmojnë pak nga pak. Persona të botës së krimit pyesin çdo ditë për të dhënat e dala”, tha Artan Hoxha.

/abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!