Kreu i Hezbollahut thotë se Izraeli do të ‘paguajë me gjak’ për sulmet e tyre në jug të Libanit. Sayyed Hassan Nasrallah pretendon se sulmet e nisura dje nga Izraeli synonin qëllimisht civilët.
Udhëheqësi i mbështetur nga Irani tha në një fjalim se përgjigja e grupit të tij ndaj sulmeve të Izraelit do të ishte një “rritje e rezistencës”. “Armiku mund të kishte shmangur vrasjen e civilëve në Libanin jugor. Armiku do të paguajë çmimin e derdhjes së gjakut të fëmijëve dhe grave tona”, u shpreh Nasrallah.
Dje, Izraeli nisi sulmet ajrore në Libanin jugor për të dytën ditë pasi vrau 10 civilë dhe tre luftëtarë të Hezbollahut në përgjigje të një sulmi me raketa që vrau një ushtar izraelit dhe plagosi disa të tjerë.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarrin përtej kufirit libanezo-izraelit që nga shpërthimi i luftës në Gaza në tetor, në konfrontimin e tyre më vdekjeprurës në gati dy dekada. /abcnews.al