Sulmet e Hamasit/ Iljazaj: Mbrapa qëndron Irani, shkak u bë afrimi i Arabisë Saudite me Izraelin

schedule22:26 - 20 Tetor, 2023

schedule 22:26 - 20 Tetor, 2023

Politologu Ervis Iljazaj thotë se mbrapa sulmeve të Hamasit kundër Izraelit, qëndron Irani.

Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, Iljazaj u shpreh se kohët e fundit, Arabia Saudite ishte afruar me Izraelin dhe ishte krijuar një marrëveshje mes dy shteteve.

Sipas Iljazajt, njohja e Arabisë Saudite ndaj Izraelit, do ta rehabilitonte pozitën e izraelitëve në botën myslimane, dhe ndërkohë do izolonte rivalin kryesor në botën islame, që është Irani

“Mendoj që shpeshherë qytetërimet dhe kulturat, bindjet kulturore, fetare, shpirtërore përdoren shpesh për luftëra, por në thelb nuk janë ato arsyet. Gjeopolitika nuk ka parime, ka vetëm interesa. Nëse do fusim logjikën që ka një përplasje, është element shumë i rëndësishëm feja, ajo tokë, nuk do dalim kurrë, është e komplikuar, shumë komplekse, mbi 2000 vjet histori. Në këtë histori, jo se nuk e kam një qëndrim, por kam frikë të mbaj një qëndrim, frikë intelektuale, jo fizik. Pikërisht se çështja është kaq komplekse, por momentin, të gjitha këto, fetë, qytetërimet, bindjet, historitë po përdoren për interesa gjeopolitike. Teza që më bind mua është kjo, që ne jetojmë në botën e proxy war. Superfuqitë nuk përplasen dot vetë, kostot janë shumë të mëdha, rrisqet, atëherë përhapin luftëra andej këndej. Kudo ku ka një luftë, kryesisht janë nga mbrapa superfuqitë botërore. Kjo ideja e proxy war, do kemi edhe më shumë në të ardhmen, ka përplasje të superfuqive, ka tentativa për të krijuar një rend të ri botëror.

Unë gjykoj që ky sulm i papritur i Hamasit ndaj Izraelit në këto përmasa, gjykoj që shkaku kryesor dhe teza që më bind më shumë, është afrimi midis Arabisë Saudite dhe Iraelit, apo marrëveshja që ishte krijuar mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Njohja e Arabisë Saudite ndaj Izraelit, do ta rehabilitonte pozitën e izraelitëve në botën myslimane, dhe ndërkohë do izolonte rivalin kryesor në botën islame, që është Irani. Më bind më shumë nga të gjitha tezat, që mbrapa sulmit të Hamasit në Irael, është Irani”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!